Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn ka shprehur bindjen e tij se konstesti greko-maqedonas per emrin mund te zgjidhet.

Rehn e ka krahasuar ceshtjen e emrit me ate kufitare mes Sllovenise dhe Kroacise, duke theksuar se gjetja e nje zgjidhjeje nuk eshte e pamundur.

“Sigurisht qe eshte e mundur te gjendet nje zgjidhje per ceshtje bilaterale, sic eshte kontesti kufitar mes Kroacise dhe Sllovenise dhe ai i emrit mes Maqedonise dhe Greqise”, ka pohuar Rehn.

Zyrtari i larte evropian ka nenvizuar se keto ceshtje duhet te shqyrtohen te ndara, duke perfshire palet e interesuara, ne menyre qe te arrihet progres ne afrimin e Ballkanit ne BE.

Top Channel