Prinderit e nxenesve shqiptare ne Maqedoni kane kercenuar serish se do te protestojne para selise se qeverise nese Ministria e Arsimit nuk ploteson kerkesen e tyre per hapjen e klasave paralele ku mesimi te zhvillohet ne gjuhen shqipe.

Prinderit shqiptare i referohen mesimit ne shkollen e mesme te mjekesise “Pance Karagjozov”, ku ministri i Arsimit ka lejuar hyrjen vetem te 170 nga 280 nxenes shqiptare.

Ata kane propozuar qe ne kete shkolle te krijohen 5 klasa paralele, ndersa nga 3 klasa ne shkollat e tjera.

“Ne i beme te ditur ministrit te Arsimit kete propozim te ri, per te cilin do te marrim pergjigje ne ditet e ardhshme. Ne rast te kundert ne do te nisim protestat me 1 shtator, kur parashikohet te nise viti i ri akademik”, ka deklaruar perfaqesuesi i Keshillit te Prinderve, Enver Miftari.

Top Channel