Zevendeskryeministri kosovar Hajredin Kuci ka deklaruar sot se serbet e Kosoves duhet te marrin pjese ne zgjedhjet lokale nese duan qe procesi i decentralizimit te shtrihet edhe ne zonat e tyre.

“Ne jemi te interesuar qe te respektojme dokumentin e presidentit Ahtisari, por kemi edhe kushtin qe procesi i decentralizimit te lidhet me bindjen se do te kemi pjesemarrje te serbeve ne zgjedhje, pasi ne nuk do te lejojme qe komuna te caktuara te udhehiqen nga struktura paralele”, ka pohuar Kuci.

Numri dy i qeverise eshte shprehur optimist se kete here serbet e Kosoves do te marrin pjese ne zgjedhje, pavaresisht thirrjeve te Beogradit per bojkotim.

“Jam i bindur se serbet e Kosoves dita dites po binden se Beogradi krijon iluzione dhe punon me shume per nevoja te brendshme politike se sa per interesat e tyre, qe mbrohen vetem ne Prishtine”, ka shtuar Kuci.

Top Channel