Ne 6 mujorin e pare te vitit 2009, ne Kosove eshte regjistruar nje renie e vogel e numrit te vrasjeve krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Sipas nje raporti te hartuar nga Policia e Kosoves, ne kete periudhe jane regjistruar 19 raste vrasjesh, nga 30 raste qe jane verifikuar ne vitin 2008.

Sipas burimit, qarku me i prekur mbetet ai i Prishtines, me 7 vrasje te regjistruara ne kete 6 mujor, nga 9 te regjistruara nje vit me pare.

Me pas vijne vrasjet ne kufi, qe kane qene pese, 1 me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar.

Persa i perket rajonit te Mitrovices, ndryshe nga 6 mujori i pare i vitit 2008 ku ndodhen 6 vrasje, kete vit nuk ka pasur asnje fenomen te tille.

Raporti sakteson me tej se vrasjet ne Kosove ndodhin kryesisht per shkaqe pronesie, por edhe per motive te tjera.

Top Channel