Gates ne Irak, takime me autoritetet e larta

28/07/2009 10:30

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka mberritur sot ne jug te Irakut, per t’u njohur drejtperdrejt me te ardhmen e misionit amerikan ne Irak.

Gates fluturoi nga Amani, ne Jordani, ne jug te Irakut ku trupat amerikane po punojne si keshilltare te forcave irakene.

Gates do te takohet me lideret politike irakene, perfshire kryeministrin Nouri al Maliki, nderkohe qe do te vizitoje edhe rajonin kurd, ku banoret treguan nje kurajo te vertete duke dale ne zgjedhjet lokale.

Javen e kaluar ishte kreu i qeverise irakene qe u takua ne Uashington me presidentin Obama, zevendespresidentin Joe Biden, sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe disa ligjvenes.

Top Channel