SHBA, denohet lajmetari i bombave

27/07/2009 20:30

Nje 19 vjecar qe telefonoi tek Shtepia e Bardhe dhe deklaroi se ne Nju Jork ishte vendosur nje bombe eshte denuar sot nga nje gjykate e Molles se Madhe.

Thomas Hutchinson, nga Britania, beri qe te niste nje hetim nderkombetar anti-terrorizem per shkak te rrengut te tij te cmendur ne maj te 2008-es.

Gjate nje feste me familjare dhe miq, Hutchinson, atehere 17 vjec, lajmeroi operatorin e Shtepise se Bardhe se ne Medison Skuer Gardens ndodhej nje bombe.

Atij i eshte dhene nje denim prej 6 muajsh burg. Prokurori Stephen Acaster beri te ditur se operatori i Shtepise se Bardhe shtypi nje buton qe gjurmoi telefonaten, e cila vinte nga Mbreteria e Bashkuar.

Sherbimet sekrete amerikane, FBI, policia e Nju Jorkut, Njesia e Anti-terrorizmit dhe Scotland Yard u angazhuan ne hetimin e ngjarjes.

Top Channel