Situata ne Mitrovice vijon te jete e qete dhe pa probleme. Keshtu u tha ne takimin e sotem te Komitetit te Sigurise ne kete qytet.

Kryetari i Komunes, Bajram Rexhepi, tha se javet e fundit nuk ka pasur incidente nderetnike dhe ngjarje qe do te ndikonin ne gjendjen e pergjithshme te sigurise.

Ai pergezoi qytetaret si dhe strukturat e sigurise si Policine e Kosoves, Policine e EULEX-it dhe KFOR-in, te cilet jane duke kontribuuar ne normalizimin e situates.

Perfaqesuesit e Policise se EULEX-it theksuan se situata eshte e qete edhe ne veri te qytetit, duke perfshire edhe Kroin e Vitakut, ku procesi i rindertimit po shkon pa probleme.

Top Channel