KE: E ardhmja e Kosoves, Evropa

27/07/2009 09:00

Shefi i delegacionit te Komisionit Evropian ne Beograd, Josep Lloveras, i cili eshte ne fund te misionit te tij, theksoi se perspektiva e Kosoves eshte Europa dhe kjo vlen edhe per vendet e tjera te rajonit.

Nderkaq studimi i fizibilitetit i integrimeve evropiane qe po hartohet per Kosoven nuk ka lidhje me statusin e saj, ka thene Loveras per mediat serbe.

“Deshirojme qe i gjithe rajoni te kthehet drejt Bashkimit Evropian, qe te permiresohet jeta e njerezve te thjeshte si dhe te forcohet ekonomia. Prandaj edhe Komisioni do te hartoje studimin e fizibilitetit per Kosoven, i cili do te duhej te jete i gatshem ne vjeshte, ne menyre qe te vleresohet perparimi i metejshem europian i Kosoves”, ka theksuar Lloveras.

Top Channel