Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka vijuar me deklaratat e tij se statusi i Kosoves eshte ende i pazgjidhur dhe se ai do te percaktohet me negociatat te reja.

Ne nje interviste per BBC, Jeremic eshte shprehur se negociatat e reja jane e vetmja rrugdalje per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, mbi te cilen duhet te arrihet nje kompromis.

“Kosova do te mbetet ne nje gjendje pezull dhe e vetmja rrugedalje nga kjo situate jane negociatat me Serbine. Ne jemi te gatshem per keto negociata dhe mund te themi se mund t’i fillojme qe tani”, ka pohuar Jeremic.

Shefi i diplomacise serbe ka hedhur poshte opsionin e ndarjes se Kosoves dhe ka shtuar se Serbia do te paraqese ne tryezen e bisedimeve alternativat e saj.

Top Channel