Ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati deklaroi se serbet duhet te dalin ne zgjedhjet e 15 nentorit pasi nuk ka asnje arsye se perse te mos marrin pjese.

Ministri theksoi se ky komunitet po kushtezon pjesemarrjen me procesin e decentralizimit.

“Serbet e Kosoves nuk kane arsye te mos marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit”, tha Ferati, duke shpjeguar perfitimet qe mund te kene ata ne qofte se marrin pjese ne procesin zgjedhor.

Ministri vecoi procesin e decentralizimit ne kuader te te cilit jane dy komponente kryesore: bartjen e kompetencave nga niveli qendror tek ai lokal dhe zbatimi i planit per komunat e reja.

Top Channel