Bilt: Largimi nga BE tensionon Ballkanin

27/07/2009 15:40

Ministri i Jashtem suedez, Karl Bilt ka deklaruar se BE rrezikon te humbase kredibilitetin dhe te kontribuoje per destabilizimin e Ballkanit nese vendet e ketij rajoni nuk i afrohen Evropes Perendimore.

Deklaraten e tij shefi i diplomacise suedeze, vendi i te cilit kryeson presidencen e radhes te Bashkimit Evropian, e beri ne nje interviste per gazeten londineze “Financial Times”.

“Nacionalistet ne rajon mund te forcohen serish ne disa ish-republika jugosllave, ne rast se gjasat per anetaresimin e tyre ne BE nisin te dobesohen”, ka pohuar Bilt.

Top Channel