Angli, bie tabuja e ushtarakeve “gay”
27/07/2009 22:25
Tashme mund te thuhet me plot goje se tabuja e ushtarakeve homoseksuale ne Angli eshte rrezuar teresisht.
Revista zyrtare e ushtrise britanike “Soldier” ka publikuar ne faqen e saj te pare foton e nje ushtari gay.
Lajmin e ben te ditur tabloidi anglez “Daily Telegraph”. Fotoja i perket James Warton i cili ne CV-ne e tij ka edhe nje eksperience militare ne Irak.
Megjithese Britania e Madhe kishte vendosur te drejta te barabarta per pjesemarrjen e homoseksualeve ne ushtri qe ne vitin 2000, revista ushtarake asnjehere nuk kishte publikuar foto te tyre.
Top Channel