Kosove, pronat serbe “molle sherri” per shqipetaret

26/07/2009 19:50

Pronat serbe ne Kosove vazhdojne te ngelin ‘molle sherri’ per vrasje ndermjet shqiptareve. Nje are ne qytezen e Vitise eshte bere shkak per vrasjen e dy shtetasve kosovare brenda pak muajsh.

Mengjesin e se dieles nga persona ende te panjohur,  eshte vrare  Selami Emerllahu nga lagja Skifteraj e Vitise.

Viktima  eshte qelluar ne kohen kur kishte qene duke punuar ne kete prone, nderkohem sipas policise ende nuk dihet se nga kush eshte qelluar. Burimet jozyrtare thone se, kjo vrasje mund te kete motiv hakmarrje ku shkak kryesor ka qene pronesia e kesaj toke.

Te vetmet te dhena qe policia konfirmon, eshte se policia  ka bastisur shtepite e te dyshuarve por, nuk kane arrestuar asnje person.  

Nderkohe, sipas Policise se Kosoves ne Gjilan njofton se, ne lidhje me kete rast ende nuk eshte arrestuar asnje person dhe gjithashtu nuk dihen motivet e kesaj vrasjeje.

I ndjeri Emerllahu ka vdekur rruges per ne spital pas plageve te marra dhe dyshohet se eshte vrare me arme te tipit AK-47.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA