Maqedoni, mungon informimi per gripin A

25/07/2009 18:00

Organizata joqeveritare ne Maqedoni kane dhene alarmin se shumica e banoreve te zonave rurale ne vend nuk ka njohuri mbi gripin e derrave.

Sipas tyre, keta banore nuk jane informuar as per vaksinen tamiflu, qe eshte e vetmja menyre shpetimi per njeriun, nese preket nga virusi A.

“Mungesa e nje fushate te qarte informimi dhe te drejtperdrejte me qytetaret eshte faktori kryesor qe shumica e banoreve te zonave rurale te mos jene te informuar lidhur me kete virus vdekjeprures”, kane deklaruar perfaqesues te OJQ-se “Ekoperspektiva”.

Ata kane theksuar se eshte e domosdoshme nje fushate e re dhe e afert me qytetaret, pasi vetem ne kete menyre mund te arrihen rezultate.

Top Channel