Kosove, asnje rast i dyshuar me gripin A
25/07/2009 15:30
Autoritetet shendetesore kosovare kane deklaruar sot se ne vend nuk ka asnje rast te dyshuar te prekjes se personave nga gripi i derrit.
Reagimi i tyre erdhi pas nje njoftimi te dites se djeshme se tre persona, shtetas kosovare qe jetonin ne Zvicer, dyshoheshin se ishin prekur nga virusi A/H1N1.
Por nga rezultatet e mbledhura nga terreni, autoritetet e Institutit Kombetar te Shendetesise Publike kane konfirmuar se ne Kosove nuk ka asnje rast te dyshuar.
Top Channel