I nxehti i madh po trondit Ballkanin. Ne qytetet Shkup dhe Struge te Maqedonise situata eshte e tensionuar dhe pritet qe te stabilizohet vetem te henen.

Megjithate, deri atehere mjeket sugjerojne qe te mos dilet neper vape dhe te konsumohet sa me shume uje.

E njejta situate paraqitet edhe ne Athine, ku njerezit thone se vapa eshte e padurueshme.

“Me nxehte se kaq s’ka ku te shkoje. Te gjithe jane larguar, shikoni rruget e shkreta”, thote nje banore e kryeqytetit helen.

Te njejtat probleme paraqiten edhe ne Serbi, ku eshte regjistruar edhe viktima e pare e te nxehtit afrikan.

Top Channel