Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage ka denuar liderin serb ultranacionalist Vojsllav Sheshel me 15 muaj burgim per zbulim te identitetit te disa deshmitareve.

Sheshel u akuzua per zbulimin e pseudonimeve te tre deshmitareve te mbrojtur ne nje liber te shkruar prej tij.

Gjykata po ashtu i dha urdher atij ta heqe librin nga faqja e tij ne internet deri me 7 gusht.

Me pare, Gjykata e Hages kishte leshuar nje urdher per mbrojtjen e identitetit te deshmitareve nga rreziku i raprezaljeve ndaj tyre. Ata kishin deshmuar me emra te rreme, me teknologji qe ua ndryshonin zerin.

Sheshel, qe vazhdon te jete udheheqes i Partise Radikale te Serbise, do te perballet po ashtu me 15 akuza te tjera nga Gjykata e Hages, per krime lufte dhe krime kunder njerezimit gjate luftearve ne Kroaci dhe Bosnje ne fillim te viteve 90-te.

Top Channel