LDK, platforma per 33 njesi komunale
24/07/2009 14:20
Lidhja Demokratike e Kosoves eshte fokusuar ne ndertimin e platformave zgjedhore per 33 njesite komunale, ne te cilat do te konkuroje ne zgjedhjet e 15 nentorit.
Ne nje konference per media, nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri, ka thene se tashme nje numer i degeve kane filluar me ndertimin e platformes zgjedhore, e cila do te ndertohet mbi bazen e prioriteteve qe ata i ofrojne per LDK ne qeverisje.
Duke folur per kandidaturat e LDK-se per kryetar komunash ne zgjedhjet lokale, Haziri nenvizoi nevojen e angazhimeve konkrete, ne menyre qe nominimet te jene te qarta.
Top Channel