Kroaci, 6 te vdekurit ne aksidentin hekurudhor
24/07/2009 20:25
Jane 6 personat qe humben jeten sot ne Split te Kroacise, si pasoje e nje incidenti hekurudhor.
Sic njoftojne mediat lokale, si pasoje e daljes se trenit nga shinat, 20 persona te tjere mbeten te plagosur.
Sipas burimeve, treni u perplas pak pas mesdites teksa pershkonte rrugen Zagreb-Split dhe per pasoje doli nga binaret.
Burimet shtojne me tej se numri i pasagjereve qe ndodheshin ne bord ishte rreth 90 persona.
Top Channel