11 avokatet e arrestuar diten e djeshme ne Prishtine nga policia, jane liruar pasditen e sotme nga paragurgimi.

Lajmin e ka bere te ditur Besim Hoti, zedhenes i policise se Kosoves, i cili ka saktesuar se ata do te hetohen ne gjendje te lire.

Hoti tha se ne arrest jane duke u mbajtur vetem gjyqtari dhe i arrestuari tjeter, punonjes ne nje kompani sigurimesh.

Diten e djeshme Policia e Kosoves zhvilloi nje operacion te gjere kunder krimit te organizuar, qe u mbyll me arrestimin e 13 personave.

Top Channel