Ne alarm jane organet shendetesore greke ne portin e Pireut per arsye se sot ne mengjes ka mberritur ne port anija turistike “Rubby Princess”, qe mbart edhe virusin e gripit AH1N1.

Anija mban flamurin e Vermudes ,vjen nga Turqia dhe ka ne bord  3.393 pasagjere dhe 1.196 pjestare te ekuipazhit .Prej tyre dy pasagjere dhe nje pjestar i personelit jane infektuar me virusin e gripit dhe pavaresisht se jane izoluar ne nje prej ambienteve te anijes,gjendja eshte alarmante per gjithe pasagjeret e tjere.

Pasi anija te ankorohet ne te do te hipin mjeke dhe nje grup specialistesh greke te cilet do te vizitojne pothuajse te gjithe pasagjeret.

Ajo qe ka shqetesuar me shume organet vendore eshte fakti qe ne gjithe qytetin e Pireut ka ne gjendje gadishmerie per gripin e derrave vetem 4 mjeke,ndersa me dhjetera e qindera anije hyjne e dalin ne kete port duke mos u kontrolluar personeli per gripin H1N1,dhe masat ekzistuese nuk jane si ato qe jane marre per aeroportet e vendit,prandaj dhe kane kerkuar sidomos vendosjen e kamerave termike ne hyrje te portit.

Top Channel