Ne perfundim te vizites se pare zyrtare ne Serbi, kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, eshte takuar edhe me presidentit serb Boris Tadic.

Pas takimit Tadic tha se Serbia dhe Maqedonia kane qendrime te kunderta per ceshtjen e Kosoves.

Ai tha se Serbia asnjehere nuk do te njohe pavaresine e Kosoves, duke shtuar se Serbia pret vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, qe me pas te bisedoje edhe me Maqedonine per kete çeshtje.

Top Channel