Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
Komisioneri europian per Zgjerimin, Olli Rehn dorezoi personalisht ne Mal te Zi pyetesorin per statusin kandidat te vendit ne BE, duke i dhene kryeministrit Gjukanovic dhe lajmin tjeter te mire per liberalizimin e vizave Schengen nga 1 janari 2010, nese rekomandimi i Komisionit do te miratohej nga keshilli i ministrave te Brendshem europiane.
“Dorezimi i pyetesorit per Malin e Zi shenon nje tjeter gur kilometrik ne rrugen evropiane te ketij vendi. Kjo deshmon gjithashtu se edhe vendet e vogla mund te shenojne sukses ne integrimin evropian, nese ata i planifikojne mire veprimet e tyre dhe nese bashkepunojne duke kombinuar te gjitha forcat e tyre ne vend”, ka deklaruar Rehn.
Menjehere pas ceremonise ne Podgorice, kryeministri Gjukanovic u prit ne Bruksel nga kreu i komisionit Europian Jose Manuel Barroso, i cili theksoi rendesine e cilesise se pergjigjeve qe Mali i Zi duhet te jape ndaj pyetesorit te Komisionit.
Jane plot 2178 pyetje ne 368 faqe te pyetesorit dhe brenda 18 muajve, ne varesi te pergjigjeve nga Mali i Zi, Komisioni Europian do te pergatise opinionin e tij per dhenien ose jo te statusit kandidat e nese vendi i ka permbushur kriteret e kerkuara, Komisioni do t’i propozoje Keshillit te BE-se dhe daten per celjen e negociatave per anetaresim.
“Ne jemi te angazhuar t’i permbushim te gjitha detyrimet e axhendes se reformave, si dhe jemi te ndergjegjshem se qellimi yne strategjik per t’u anetaresuar ne BE do te jete i arritshem vetem nese ne i permbushim te gjitha ato standarte qe kerkon anetaresimi ne familjen evropiane”, eshte shprehur Gjukanovic.
Mali i Zi firmosi Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian nje vit me vone se Shqiperia. Ne dhjetor 2008 aplikoi per statusin kandidat dhe gjate presidences ceke, Keshilli mandatoi Komisionin Europian qe te pergatiste opinionin e tij mbi kerkesen e Malit te Zi.
Top Channel