Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ka shprehur keqardhjen e tij per mosperfshirjen e Kosoves mes vendeve te Ballkanit per te cilat BE ka vendosur te heqe vizat.

Ne nje interviste per mediat gjermane, Sejdiu ka kritikuar vendimin e KE per heqjen e vizave per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi.

“Eshte per te ardhur keq qe Kosova eshte perjashtuar nga procesi i liberalizimit te vizave. Por mendoj se ekziston mundesia qe edhe ne te perfshihemi ne kete proces, pasi edhe pse jemi nje shtet i ri kemi arritur te vendosim kornizat ligjore sipas standarteve te BE-se”, ka deklaruar Sejdiu.

Me tej kreu i shtetit kosovar ka shprehur habine e tij perse BE mbeshteti Serbine, e cila sipas tij eshte pergjegjese per masakrat e ndodhura ne Ballkan ne dekaden e fundit.

“Shume njerez e konsiderojne te padrejte faktin qe BE ka mbeshtetur Serbine ne kete menyre, me gjithe faktin qe ajo eshte pergjegjese per shkaterrimin e rajonit ne dekaden e fundit”, ka shtuar Sejdiu.

Top Channel