Prishtina: Te informohemi mbi bisedimet EULEX-Serbi

22/07/2009 15:35

Qeveria e Kosoves i ka kerkuar kreut te misionit te rendit dhe ligjit, Iv de Kermabon, qe te informohet mbi bisedimet qe EULEX po zhvillon me Beogradin per gjykatat, policine dhe doganat.

Ne nje leter derguar De Kermabon, zevendeskryeministri Hajredin Kuci deklaron se Prishtina zyrtare nuk i ka pare draftet e ketyre protokolleve dhe se nuk eshte informuar zyrtarisht nga EULEX per zhvillimin e bisedimeve te tilla.

“Une jam i sigurt qe ju do te jeni dakord qe Kosova duhet te informohet plotesisht lidhur me cdo diskutim qe EULEX po zhvillon me Serbine lidhur me Kosoven”, shprehet Kuci ne letren e tij.

Top Channel