Kosove, alarm nga numri i vetevrasjeve
22/07/2009 16:55
Vetevrasjet ne shtetin e ri te Kosoves kane kapur shifra alarmante duke u kthyer ne nje fenomen shqetesues per shoqerine dhe institucionet shteterore.
Sipas statistikave te publikuara nga Policia e Kosoves, nga viti 2000 deri ne 2008-en jane regjistruar plot 526 vetevrasje, te kryera kryesisht nga persona te moshes nga 21 ne 30 vjec.
Sipas policise, shumica e personave qe i japin fund jetes jane meshkujt, nderkohe qe femrat mbajne rekord per tentative vetevrasjeje.
“Eshte nje dukuri per te cilen duhet te shqetesohemi. Numri i personave qe kryejne kete akt eshte me te vertete i madh”, ka deklaruar zedhenesja e PK, Sabrije Kamberi.
Top Channel