Kaliforni, zbutja e ngricave rrezikon kulturat frutore

22/07/2009 12:25

Kalifornia rrezikon qe brenda ketij shekulli te humbase prodhimin e shume kulturave frutore.

Ngricat ne shtetin amerikan kane filluar te jene nje fenomen i rralle duke u pakesuar me 30 % ne 50 vitet e fundit dhe sipas studimeve, brenda shekullit do te ulen me 80 %. Ky ndryshim klimaterik ndikon drejteperdrejte ne kulturat frutore te Kalifornise.

Kete e konfirmojne biologet e Universitetit Davis dhe Universitetit te Uashingtonit ne nje studim te publikuar ne revisten “PLoS ONE”. Sipas Minghua Zhang, 3 milion akrat e mbjella me kultura frutore jane ne rrezik nga mungesa e ngricave gjate dimrit. Ky eshte nje nga burimet me te medha te te ardhurave ne Kaliforni, pasi ne vitin 2007 jane llogaritur 7.8 miliarde te ardhura nga keto fusha.

“Duhet te stimulojme kultura qe nuk kane nevoje per ngrica dhe per kete nevojiten strategji te reja”, shprehet Eike Luedeling, sipas te cilit, brenda ketij shekulli “Central Valley” do te zhduket.
 

 

Top Channel