
Fragmentarizohet ne renie te lire. Keshtu ndodh me piken e shiut, e cila nis te ndahet perpara se te preke token.
Ky eshte zbulimi i bere nga nje ekip kerkuesish franceze, te cilen e kane publikuar studimin e tyre ne numrin e fundit te revistes “Nature Physics”.
Imazhet e marra me nje kamera me rezolucion te larte, tregojne se si nje pike shiu e formuar prej reve ne forme perfekte sferike, ka tendence te shformohet gjate renies se lire ne toke.
Pse pikat e shiut qe bien ne koken tone kane te gjitha forma te ndryshme?
Shkencetaret jane perpjekur t’i japin pergjigje kesaj pyetjeje qe ne fillimin e shekullit te kaluar.
Sot fale teknologjive moderne dhe te sofistikuara ky “mister” mund te jete zgjidhur.
Grupi i shkencetareve franceze provoi se pikat e shiut shformohen gjate renies se lire dhe se ne fillesat e tyre, ato jane te gjitha njesoj.
Top Channel