
Kryeministri japonez Taro Aso ka shkrire Parlamentin dhe ka dhene driten jeshile per zgjedhje kombetare me 30 gusht, pasi siguroi mbeshtetjen e kabinetit.
Aso ishte shprehur ne favor te zgjedhjeve edhe me heret, qe kur partia e tij Liberal Demokrate humbi kontrollin ne asamblene bashkiake te Tokios.
Analiste te ndryshem thone se LDP mund te mundet thelle ne zgjedhjet e parakohshme nga Partia Demokratike e opozites.
Nje fitore e kesaj te fundit do t’i jepte fund pese dekadave te qeverisjes se panderprere te LDP-se.
Mengjesin e se martes kabineti i dha mbeshtetjen e tij Taro Asos per planin e tij zgjedhor.
Japonia ndodhet ne nje recesion te thelle dhe analistet deklarojne se ne shume momente te rendesishme Aso nuk eshte treguar i vendosur.
Top Channel