" /> ">

Policia greke ka nisur nje tjeter operacion “Fshesa” ndaj emigranteve te huaj.

Kete radhe “Fshesa” ka filluar ne Athine, pikerisht ne nje nga zonat me te populluara nga te huajt, sic eshte sheshi “Omonia”.

Organet e rendit e mbajten larg vemendjes se mediave operacionin e tyre, por organizatat joqeveritare njoftuan persa ndodhi.

Police te nderhyrjes se shpejte nxorren me dhune rreth 500 emigrante klandestine qe jetonin ne kushte skandaloze.

Operacionet fshese do te vazhdojne shpesh per gjetjen e klandestineve, numri i te cileve eshte i larte ne vend.

Strukturat mendojne se emigrantet duhet te futen neper kampe, ku te jetojne per dy vjet derisa te permbushen procedurat e deportimit.

Top Channel