Presheve, Destani: Forcat serbe te largohen

20/07/2009 19:50

Situata ne Luginen e Presheves eshte tensionuar jashtezakonisht se fundmi per shkak te bastisjeve te xhandarmerise serbe ne banesat e familjeve shqiptare.

Kjo ka bere qe komuniteti shqiptar te kerkoje largimin e ketyre forcave, gje qe eshte hedhur poshte nga autoritetet serbe.

Nderkohe, autoritetet shqiptare ne Presheve bejne pergjegjes Beogradin per kete situate.

“Kemi denoncuar sulmet e policise serbe. Pas tyre qendrojne struktura politike serbe qe duan te destabilizojne rajonin”, ka deklaruar per Top Channel kryetari i Kuvendit komunal, Skender Destani.

Nderkohe, analiste te shumte e cilesojne politiken aktuale te Beogradit si te ngjashme me ate te Sllobodan Milloshevic.

Top Channel