Mal i Zi, 18 te prekur me grip derrash

20/07/2009 08:30

Shkon ne 18 numri i personave te prekur me virusin e gripit te derrave ne Mal te Zi.

Shifren e ka dhene vete Ministria e Shendetesise, e cila sqaron se dy prej te infektuarve jane te izoluar ne spital, ndersa dy te tjere mbahen nen kontroll ne kushtet e shtepise.

Nderkohe nga kater rastet e reja te te infektuarve me virusin A (H1N1), dy prej tyre kishin qene ne festivalin muzikor Exit ne Novi Sad, njeri ne universiaden ne Beograd, dhe njeri kishte udhetuar nga Gjermania.

Top Channel