Kosove, UP tejkalon kapacitetet

20/07/2009 20:45

Ndonese me nje kapacitet prej 10.000 studentesh, Universiteti i Prishtines brenda nje jave sa ka qene i hapur konkursi ka regjistruar mbi 15.000 aplikante per vitin e ri akademik 2009-2010.

Sipas ushtruesit te detyres se Rektorit te Universitetit te Prishtines, Marjan Dema, ne disa njesi akademike ne krahasim me vitin e kaluar eshte shumefishuar numri i aplikanteve te rinj.

Kjo per shkak te mosakreditimit te universiteteve private, si dhe numrit gjithnje e ne rritje te maturanteve ne nivel te pergjithshem.

Te vetedijshem per konkurrencen qe i pret, numri i te interesuarve, sidomos per Fakultetin Ekonomik dhe Juridik edhe ne diten e fundit te pranim-dorezimit te dokumenteve ishte mjaft i madh.

“E bej nga deshira e madhe. Konkurrenca eshte e larte, por une jam i pergatitur”, shprehet nje maturant.

Departamenti i preferuar per studentet e rinje ne Fakultetin Ekonomik vazhdon te mbetet Banka, Financa dhe Kontabiliteti.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur shume studente me rezultate te shkelqyeshme kishin mbetur jashte universitetit per shkak te keqperdorimeve, rektorati i UP kete vit ka propozuar formimin e Komisionit Mbikeqyres dhe Kontrollues.

Ky komision do te beje inspektimin e rezultateve te disa punimeve ne menyre qe te evitoje keqperdorimet e gjetura ne rezultatet finale.

Top Channel