Udheheqes te misionit evropian per drejtesi dhe polici, EULEX, thone se po bejne perpjekje per te arritur marreveshje me Beogradin zyrtar rreth ceshtjeve te interesit te perbashket, perfshire policine, doganat dhe drejtesine.

Sipas tyre, marreveshjet kane te bejne me shkembimin e informatave ndermjet Kosoves dhe Serbise, per nje numer ceshtjesh.

Zedhenesi i EULEX-it, Christophe Lamfalussy, tha per BBC-ne se autoritetet ne Prishtine jane te njoftuara me perpjekjet per arritjen e marreveshjeve me Beogradin dhe nuk e mohoi faktin se misioni evropian po luan nje rol te ndermjetesit mes dy paleve.

Sipas tij, kjo perpjekje eshte vazhdimesi e nje marreveshjeje teknike “qe duam ta arrijme me Beogradin”.

Top Channel