Erdogan: S’hyjme ne BE? S’eshte fundi i botes
20/07/2009 12:45
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan vazhdon te ndjeke linjen e ashper kundrejt BE-se, duke ritheksuar se Ankaraja nuk e ka te domosdoshem aderimin ne union.
“Nuk eshte fundi i botes nese nuk hyjme ne BE”, deklaroi shefi i qeverise turke, i njohur per qendrimet e palekundura ndaj kerkesave te Brukselit per ta pershtatur legjislacionin e vendit me ate te Bashkimit Europian.
Ai theksoi se Europa do beje nje gabim te madh nese nuk e pranon Turqine, por shtoi se kjo nuk do te ishte nje tragjedi per vendin e tij. Ne vijim te deklarates, Erdogan tha se potenciali i vendit eshte rritur ndjeshem dhe kjo ka bere qe Turqia te mos pranoje me axhendat e shkruara nga te tjeret.
Top Channel