Bullgari, pezullon vizat per maqedonasit

20/07/2009 14:45

Bullgaria do t`i pezulloje vizat per qytetaret e Maqedonise prej fillimit te vitit 2010.

Lajmin e dha sot Ministria e Puneve te Jashtme.

“Ende s’ka vendim te Bashkimit Evropian per pezullimin e vizave. Pritet qe kjo te ndodhe prej 1 janarit te vitit 2010. Ne momentin kur kjo mase do te zbatohet nga BE-ja ndaj Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi, Bullgaria ne menyre te paanulueshme do ta permbushe te njejten”, deklaroi zevendesministri i Jashtem i Bullgarise ne doreheqje Milen Keremedchiev per agjencine “Fokus” te Sofjes.

Top Channel