Thaci: Dua te jem kryeminister i shqiptareve

19/07/2009 12:15

Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci ka shprehur ambicjen e tij per t’u bere kryeministri i shqiptareve te Maqedonise.

Ne nje interviste per nje te perditshme lokale, Thaci eshte shprehur se do te jete ne gjendje te plotesoje kerkesat e tyre thelbesore, duke i barazuar ata me maqedonasit.

“Une edhe njehere premtoj publikisht se do te kerkoj voten per kryeminister te shqiptareve. Do te kembengulim me cdo qelize tonen qe te jemi pjese e fuqishme e pushtetit, gje per te cilen ofrojme nje kontrate konkrete, e cila e ngre shqiptarin ne te njejtin rang me maqedonasin”, eshte shprehur Thaci.

Top Channel