
Dy aksidente rrugore ne aksin nacional Korce-Pogradec kane cuar ne plagosjen e dy personave. Luan Lici, 52 vjec nga fshati Bulgarec i Korces eshte perplasur nga nje mjet me targa te huaja qe levizte ne te njejtin drejtim me te.
Aksidenti ka ndodhur ne oren 6.45 te mengjesit kur i demtuari po levizte me biciklete per te shperndare qumesht ne qytetin e Korces.
Luan Lici eshte goditur nga nje mjet tip fuoristrade qe drejtohej nga nje shtetas anglez, por edhe pse perplasja ka qene e lehte ai ka humbur kontrollin ne drejtimin e bicikletes duke u rrezuar mbi asfalt.
I plagosuri eshte derguar me fraktura ne gjymtyre prane spitalit civil te Korces.
Disa kilomera me tej, po ne te njejtin aks nacional, ne afersi te fshatit Vashtmi nje tjeter aksident i ndodhur gjate oreve te vona te nates ka lene te plagosur nje 52 vjecar nga ky fshat.
Mirosh Braholli, 52 vjec, sipas policise eshte aksidentuar duke pesuar demtime trupore kur eshte perplasur nga nje mjet qe levizte ne te njejtin drejtim me te.
Por per shkak se 52 vjecari ka qene duke udhetuar me nje karroce te ngarkuar me kashte dhe pa asnje sinjal ndricues eshte goditur nga pas nga nje mjet me targa te Korces, qe per pasoje e ka nxjerre karrocen nga rruga duke shkaktuar plagosjen e 52 vjecarit.
Sipas policise, te demtuarit jane jashte rrezikut per jeten dhe po trajtohen ne spital. Bicikletat dhe karrocat ne kete aks behen shpesh shkak per aksidente me pasoja.
Top Channel