Pavaresia, sot afati i fundit i GJND

17/07/2009 09:30

Ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise perfundon sot afati i dorezimit te argumenteve shtese mbi legjitimitetin e shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Gjykata u dha kohe 3 muaj te gjitha paleve te perfshira ne kete ceshtje qe te depozitonin argumentet e tyre ne mbeshtetje, apo ne kundershtim te pavaresise.

Sipas mediave ballkanase, deri tani jane 30 vendet qe kane depozituar qendrimet e tyre, shumica e te cilave kane hedhur poshte pretendimet e Serbise se, shpallja e pavaresise ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare.

Argumentet shtese te Prishtines zyrtare jane permbledhur ne nje dokument prej 150 faqesh, te hartuar nga perfaqesuesi ligjor i Kosoves ne kete proces, Michael Wood.

Nderkohe, zevendeskryeministri kosovar, Rame Manaj ka deklaruar per BBC se, beson se pas depozitimit te materialeve shtese do te rritet numri i vendeve qe do te mbeshtesin menyren e shpalljes se pavaresise.

Top Channel