Irak, 26 viktima ne 3 shperthime ne Bagdad

17/07/2009 17:00

Masaker ne Bagdad ku disa shperthime u kane marre jeten 26 personave, mes te cileve gra dhe femije.

Shperthimet kane ndodhur ne dise vende kulti per besimtaret shi’ite ne veri te kryeqytetit irakian. Nderkohe, sot paradite nje bombe shpertheu ne lagjen “Jadida” duke shkaktuar plagosjen e 13 pelegrineve.

Dy bomba te tjera shperthyen ne lagjet “Rashidi” dhe “Baja” ku jane plagosur 13 persona, disa prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore. Kjo eshte nje nga ditet me te pergjakshme ne Irak ku prej disa kohesh nuk ishin sinjalizuar kaq shume shperthime brenda nje dite te vetme.

Top Channel