Greqia kerkon te vaksinoje gjithe popullsine per te parandaluar prekjen masive te saj nga gripi i derrave.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Shendetesise, Dimitri Avramopoulos, i cili ka deklaruar se Greqia do te jete nje nder vendet e para ne bote qe do te marre vaksinen, e cila do te jete gati ne fund te shtatorit.

Personat qe do te vaksinohen te paret jane femijet deri ne 15 vjec, te moshuarit, personat me probleme kardiovaskolare, obezet, grate shtatezane, personeli shendetesor dhe ushtaraket.

“Por nese do te jete e nevojshme plani parashikon vaksinimin e te gjithe popullsise, qe arrin ne 11 milione banore”, ka deklaruar Avramopoulos.

Sipas autoriteteve shendetesore, ne vjeshte gripi mund te preke 30% te grekeve dhe nese behet me agresiv edhe 50%.

Top Channel