Ivanov: Maqedonia, gati te hyje ne BE

16/07/2009 18:30

Presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se vendi i tij eshte gati te anetaresohet ne Bashkimin Evropian.

Sipas Ivanov, me arritjen e kritereve per heqjen e regjimit te vizave, Maqedonia ka treguar se eshte ne gjendje te plotesoje standartet e tjera dhe te hyje ne BE.

“Standartet qe arriti Maqedonia tregojne se shoqeria dhe institucionet tona jane te gatshme per hapat e ardhshem drejt integrimit te plote ne BE”, ka pohuar Ivanov.

Presidenti ka shtuar se plotesimi i kritereve per heqjen e regjimit te vizave nuk ishte dicka e lehte.

Top Channel