Dhjetra ish ushtare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves tentuan te djegin makinat ne oborrin e kryeministrise ne kuader te protestave qe ata po zhvillojne ne Prishtine.

Ata hodhen shishe molotovi ne oborrin e selise se qeverise, duke vendosur ne gadishmeri numer nje policine. Duke marre parasysh ndjeshmerine e situates, Policia e Kosoves ka shtuar masat brenda dhe jashte institucioneve qendrore, ndersa jane bllokuar ruget hyrese dhe dalese qe te cojne per ne objektet institucionale.

Rreth 300 pjesetare te policise jane vene ne levizje per te parandaluar pershkallezimin e situates. Safet Aruqi nga keshilli organizativ i protestes paralajmeron radikalizim te protestes nese Qeveria e Kosoves nuk do marre masa te menjehershme.

Ai kerkoi mbledhje te jashtezakonshme te kabinetit qeveritar. Nga ana tjeter, qeveria vazhdon te heshte edhe pse ka premtuar se do zbatoje ligjin per vlerat e luftes.

Top Channel