Gripi i derrave, Greqia masa te reja

16/07/2009 08:45

Me shume se nje rast ne nje ore shenohet ne Greqi me virusin e gripit te derrave dhe ministri i Shendetsise, Dhimitris Avramopoulos, ka deklaruar masa te reja per perballimin pandemise.

“Vendi yne e ka mbyllur fazen e pare ,te ashtuquajtur faza e izolimit dhe u vendos te kalojme ne fazen e dyte, ne ate te mbrojtjes”, u shpreh Avramopoulos.

Sipas ministrit grek tashme nuk do numerohen me cdo dite rastet e personave te infektuar, por vetem te atyre qe kurohen ne spitale, pra te rasteve te renda, praktike kjo qe po perdoret nga gjithe shtetet europiane.

“Perdorimi i medikamenteve kunder virusive do te behet tashme vetem ne rastet e renda qe kurohen, ne paciente qe paraqesin rrezikshmeri te larte si dhe ne paciente per te cilet vete mjeket do te rekomandojne”, shtoi Avramopoulos.

Organizatat greke te Shendetsise kane deklaruar se po analizojne mundesine e sigurimit te vaksinave per te gjithe popullsine pa perjashtim. Vaksinimi do te filloje ne fillim te shtatorit me prioritet femijet deri ne 15 vjec dhe te moshuarit me probleme kardiake.

Top Channel