Gripi A, Maqedonia prane pandemise

16/07/2009 15:55

Pandemia e gripit te derrave duket se ka prekur edhe Maqedonine, duke qene se ne kliniken e semundjeve infektive ne Shkup regjistrohen cdo dite te pakten 5 paciente qe kane simptomat e virusit H1N1.

Autoritetet maqedonase kane dhene alarmin per situaten e krijuar, e cila sipas tyre ka ardhur si pasoje e levizjeve te shumta te qytetareve ne stinen e veres.

Sipas burimeve, aktualisht ne kliniken e semundjeve infektive ne Shkup po kurohen 36 paciente qe paraqesin simptomat e gripit, nderkohe qe rastet e konfirmuara jane 9.

Burimet shtojne me tej se te gjithe ata kane qene ne udhetime jashte vendit dhe se problemet i kane shfaqur sapo jane rikthyer ne Maqedoni.

Top Channel