Fuere: Anetaresimi, ende heret per negociata

16/07/2009 16:15

Ambasadori i BE ne Maqedoni, Ervan Fuere iu ka bere te qarte autoriteteve lokale se eshte ende heret te flitet per nje date per fillimin e negociatave per anetaresimin e vendit ne BE.

Diplomati evropian i ka bere thirrje qeverise qe te punoje ne menyre intensive per realizimin e reformave para se te behet raporti i nentorit.

“Cdo dite eshte e nevojshme qe te behen te gjitha perpjekjet per realizimin e reformave, me qellim qe Komisionit Evropian t’i ofrohen argumente te mjaftueshme”, ka pohuar Fuere.

Ne raportin e ardhshem te Komisionit Evropian nuk ka garanci nese vendi do te marre nje date per billimin e bisedimeve per anetaresimin.

Ndersa diten e djeshme BE i beri komisionit nje propozim pozitiv per heqjen e vizave per shtetasit e Maqedonise, si dhe te Serbise e Malit te Zi.

Top Channel