Maqedoni, alarm per armet ilegale

15/07/2009 09:40

Ne Maqedoni autoritetet pergjegjese per rendin publik kane dhene alarmin per numrin e madhe te armeve pa leje qe zoteron popullsia civile.

Sipas tyre, nje numer i madh i krimeve te dhunshme ka ndodhur pikerisht per shkak te perhapjes se armeve ilegale.

Sipas Ministrise se Brendshme ne Shkup, numri i armeve te perhapura ne radhet e popullsise civile eshte 50 deri ne 100 mije.

Te njejtin vleresim ka bere edhe agjencia per zhvillim e Kombeve te Bashkuara, UNDP, e cila prej vitesh angazhohet ne mbledhjet e armeve pa leje qe jane ne duart e qytetareve.

Top Channel