Sesioni i ri parlamentar duhet te nise me salle te re. Deputetet e rinj te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit do te kishin mundesine te uleshin ne karrige e tavolina me bashkekohore dhe ministrat e rinj te kishin me shume hapesire ne vendet e tyre, duke iu ofruar me shume komoditet ne sallen e madhe te Kuvendit.
Por kjo gje duket se nuk do te ndodhe te pakten jo ne fillim te ketij sesioni parlamentar, per vete faktin se rikonstruksioni i salles se seancave parlamentare ka mbetur ne vend numero.
Kjo per vete faktin se deri me tani ka deshtuar realizmi i tenderit per rikonstruksionin e salles, pasi firmat, te cilat jane ofruar, nuk plotesojne dokumentacionin e kerkuar sipas ligjit.
Nga burime jozyrtare prane Kuvendit, mesohet se tenderi per projektin e ndertimit, i cili arrin ne 40 milione leke te vjetra, duhet te ishte bere qe ne mars-prill te ketij viti, per t’i dhene me pas mundesi firmes fituese qe me mbylljen e Kuvendit te niste punen per rikonstruksionin e salles.
Top Channel