Kosove, KE nis projektin per sigurine e kufijve
15/07/2009 14:25
Komisioni Evropian nisi sot ne Kosove projektin per forcimin e kufijve, me qellim luftimin e kontrabandes dhe kalimit ilegal te klandestineve.
“Kosova do te arrije standartet e vendeve te BE ne menaxhimin e kufijve”, ka deklaruar zevendesministri i Brendshem, Fatmir Xhelili.
Sipas mediave kosovare, projekti do te kushtoje 2.6 milione euro dhe aplikimi i tij do te zgjase 18 muaj.
“Ky projekt ka per qellim perballjen me sfidat rreth sigurimit te kufijve dhe vijave administrative te Kosoves”, eshte shprehur Kartan Bjorson, shef i zyres se KE ne Prishtine.
Top Channel