Ne kohen kur qytetaret e vendeve fqinje presin lajme te mira nga Bashkimi Evropian per levizje te lire, kosovaret edhe per nje kohe te pacaktuar nuk do te mund te udhetojne neper Evrope pa u pajisur me viza.

Kjo per faktin se Kosova ende nuk e ka nenshkruar marreveshjen me Komisionin Evropian per t’i marre kriteret te cilat duhen plotesuar.

“Na thone qe duhen letra te tjera, te verifikohen ne polici, komune e institucione te tjera. Asnjeri nuk ka marre vize”, thote qytetari Sebahat Kamberi.

Mos njohja nga pese shtetet anetare te Bashkimit Evropian, nderkaq, ka detyruar qeverine e Kosoves te ndermarre veprime te njeanshme per sa i perket liberalizimit te vizave.

“Ne kemi hartuar nje plan per ceshtjen e vizave, te emigracionit dhe per kontrollin e kufijve”, sqaron zevendeskryeministri Hajredin Kuci.

Jo zyrtarisht thuhet se pritjet e qeverise jane qe ne vitin 2011 edhe Kosova te lirohet nga regjimi i vizave.

Top Channel